TIRANË

Deputeti i opozitës në parlament, Ralf Gjoni e ka konsideruar një sinjal të fortë për parnerët europianë, shpalljen nongrata të 5 shtetasve në Bullgari, nga SHBA. Në fjalën e tij në Kuvend Gjoni u shpreh se vendimi është një shuplakë ose sinjal shumë i fortë për partnerët europianë nga SHBA për t’i bërë të qartë që në Ballkan vende anëtare të NATO nuk mundet të vazhdojnë të jenë të kapura nga krimi organizuar nga mafia politike.

“Lajmi i mbrëmshëm për shpalljen non grata të 5 individivë në Bullgari, për mua është lajmi më domethënës në 10 vitet e fundit, për mënyrën se si SHBA ka vendosur të përfshihet në Ballkan. Nuk është një lajm që prek vetëm Bullgarinë dhe nuk është një shuplakë e DASH. Duhet lexuar më shumë se kaq, dhe ne na prek direkt këtu në Tiranë. Është një shuplakë ëdhe për BE, edhe për Gjermaninë, Brukselin, që kanë vite që kanë mbyllur sytë, ndaj korrupsionit masiv që ka prekur sot një vend si Bullgaria. Jo pa lidhje pengon integrimin europiane të Maqedonisë së Veriut.

Është një shuplakë ose sinjal shumë i fortë për partnerët europianë nga SHBA për t’i bërë të qartë që në Ballkan vende anëtare të NATO nuk mundet të vazhdojnë të jenë të kapura nga krimi organizuar nga mafia politike. Një histori tipike ballkanase që kumbon edhe në Shqipëri.  Bëhet fjalë për një ish zv.ministër që menaxhonte fondet e BE sepse kishte ndërtuar një shtëpi në një resort turistik të Bullgarisë.

Është i lidhur rasti i Bullgarisë edhe me Shqipërinë. Akoma s’kemi përtypur shpalljen non grata të Berishës nga DASH. Po ky rast është domethënës sepse nuk është vetëm shpallje non grata. Është sanksionim ekonomik i të gjithë aseteve financiare të këtyre njerëzve. I është dhënë sinjal që paratë e këtyrë individëve nuk do të jenë më të sigurta. Është histori e njohur kjo për ne shqiptarë. Nëse këtu ka shpallje non grata drejtësia shqiptare ka detyrimin të gjejë edhe lidhjet e biznesit.” u shpreh Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: