TIRANË-Një i moshuar 65-vjecar ka bërë një gjest të pazakonshëm sot në Tiranë. Hajdar Bera u ngjit tek monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës dhe me një pankartë në dorë bënte thirrje për drejtësi. Lutjet i adresoheshin kryesisht ambasadorit Donald Lu, personazh që është shprehur disa herë për Reformën në Drejtësi, me nota kritike ndaj gjyqtarëve.
Bera thotë se ka probleme me prokurorinë,por nuk po e zgjidh dot cështjen. Sipas tij, ngjitja tek monumenti i Heroit Kombëtar do tërheq vëmendje dhe do mund të marrë një përgjigje nga instancat përkatëse.
“Zoti Lu më ndihmoni! Zoti ambasador ndihmë të shpëtoj nga kjo drejtësi e korruptuar”, ishin fjalët që shkruheshin në pankartë, por dhe që thuheshin me zë të lartë nga Bera.

Nuk zgjati shumë dhe një efektiv policie iu afrua. Të tjerë pas tij negociuan dhe e zbritën 65-vjecarin nga monumenti. Hajdar Bera u shoqërua nga Polici për të dhënë shpejgime mbi situatën në fjalë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb