Kamerat e sigurisë të një biznesi kanë zbuluar autorin që i vuri flakën makinës në Durrës me lëndë djegëse. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se nga pamjet është parë një djalë i ri me kapele në koke që ecte me biçikletë.

Autori është filmuar duke hedhur lëndën djegëse poshtë makinës dhe më pas është larguar, bënë me dije burimet.

Policia tha se po analizon pamjet filmike për të identifikuar autorin e për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë që do merren në pyetje edhe dy shoferët e makinave të parkuara për të zbuluar nëse kanë konflikte dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00 në lagjen nr.3 në Durrës. Makina tip “Reno” në pronësi të shtetasit A. C dhe një “Ford” në pronësi të një ekonomisteje kanë pasur dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb