Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë shëruar 109 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,563. Në total numri i rasteve aktive është 733.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb