AlketaVejsiu është prezantuesja shqiptare, që do të ngjitet në skenën e festivalit “Sanremo 2020”, ku do të prezantojë mes yjeve me famë botërore, si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.

Lidhur me këtë lajm të bujshëm, Blendi Fevziu njoftoi një sondazh në lidhje me “bukurinë shqiptare”, në emisionin “Opinion”, ndërsa analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e përshkroi Alketën si simbol të femrës shqiptare, si vajzën e bukur dhe të mençur.

“E di pse Shqipëria në mënyrë se si shikohet ngjan si një agjenci e madhe funerale. Në fakt në Shqipëri ka dhe maternitet, ka dhe njerëz që bëjnë dashur, ka dhe vajza të bukura, të mençura që jetën e burrit dhe të grave e bëjnë më të mirë. Një ikonë e Klan-it kalon matanë Adriatikut, e kam fjalën për Alketa Vejsiun, tregon simbolin e femrës shqiptare, të bukur, të mençur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb