Një insekt i papërcaktuar ende dhe i një madhësie të vogël, i gjetur në një flakon të një vaksine antiCovid-19 i kompanisë ”Moderna” bëri që Agjencia Spanjolle e Barnave (AEMPS) të urdhëronte tërheqjen e 764 000 dozave, njoftoi media iberike.

Siç shpjegohet nga komunikata e ”Modernës”, vaksina kishte qenë prodhuar në Spanjë dhe dozat e prodhuara ishin shpërndarë më pas edhe në Norvegji, Poloni, Portugali dhe Suedi.

Sipas autoriteteve shëndetësore spanjolle, vetëm një shishe në Spanjë (e pakonsumuar) paraqiti problemin, ndërsa të gjitha dozat e tjera janë bllokuar si masë paraprake.

”Moderna” ka bërë të ditur se problemi nuk ka evidentuar asnjë rast që mund të ketë cënuar sigurinë dhe efikasitetin e personave të cilëve u është administruar loti i vaksinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb