Kualifikimi për një 1/8 e Champions League ka sjell një atmosferë pozitive në radhët e ekipit zikaltër. Pas Martinez, tek Inter vijon fushata e rinovimeve ku i radhës që pritet të hedh firmën është Brozovic. Mesfushori kroat pritet të firmos një kontratë të re deri në 2025, nga ku do të përfitojë 5,5 deri në 6 milionë euro në sezon. Drejtuesit e Inter kërkojnë që marrëveshjen e re me Brozovic ta mbyllin përpara merkatos së janarit. Dëshira e palëve është të gjejnë një kompromis të shpejtë por risia në këtë pikë është dëshira e Inter për të rinovuar kontratën me një tjetër mesfushor kroat, Ivan Perisic.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, me Simone Inzaghi në stol, ka ndryshuar shumë situata edhe për Perisic. Mesfushori ka një kontratë deri në 2022 dhe të gjithë mendonin se do të largohej falas, madje ishte gjetur dhe pasuesi i tij, Kostic, por ja që Inzaghi e mendon ndryshe. Trajneri ka dhënë pëlqimin që Perisic të qëndrojë në Milano, duke i kaluar topin drejtuesve të klubit. Kroati kërkon një kontratë 3-vjeçare dhe 5 milionë euro në sezon ndërsa Inter është i gatshëm ti ofrojë një kontratë 2-vjeçare dhe sigurisht terma financiare pak më të reduktuar sa kërkesa e lojtarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb