Një regjistrim shumë i rrallë i një interviste me John Lennon dhe Yoko Ono, që madje përmban një pjesë të shkurtër të papublikuar nga ish Beatles, do të dalë në ankand sot në Danimarkë, sipas BBC.

Pjesa 33-minutëshe u regjistrua nga katër adoleshentë danezë, mbi 50 vjet më parë dhe vetëm disa muaj para se Beatles të njoftonin ndarjen e tyre.

Kaseta do të dalë në ankand në Kopenhagen së bashku me një kopje të gazetës shkollore dhe 23 fotografi.

Kjo pjesë vlerësohet se mund të arrijë midis 32 000 dhe 50 000 dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb