Ish-bankieri spanjoll, Jaime Botin u dënua për “kontrabandë” me 18 muaj burg, për daljen nga vendi pa autorizim të një tabloje të Picassos, e vlerësuar “e paeksportueshme”, theksoi sot gjykata madrilene.

Ish-president i bankës “Bankinter” dhe anëtar i familjes së fuqishme në krye të gjigantit bankar “Santander”, Botin u gjobit edhe me 52,4 milionë euro.

Sipas vendimit që daton të martën, ish-bankieri, 83-vjeç, u shpall fajtor me akuzën e kontrabandës të pasurive kulturore, pasi kishte tentuar të nxirrte nga territori kombëtar pa autorizim tablonë e Pablo Picassos “Koka e vajzës së re”.

Gjyqtarët i atribuan pronësinë veprës, që është aktualisht në muzeun Reina Sofia e Madridit, në shtetin spanjoll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb