Anëtari i kryesisë së PD, Endri Hasa ka reaguar lidhur me aferën e inceneratorëve.

Hasa ka kujtuar arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ndërsa ka publikuar në Facebook videon e momentit ku avokati kërkon që t’i dërgohen paketa ish-ministrit.

Hasa ironizon lidhur me faktin se shumë shpejt edhe kryeministrit Rama do t’i çojnë paketa.

“Sot koka i aferës së Inceneratorëve tha vetëm: S’dua, S’di dhe S’mund. Por një ish-ministër është në burg, shpejt do t’i çojnë paketa edhe Ramës”, thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: