Një taksist grek ka marrë një pasagjere bullgare 24-vjeçare për ta dërguar nga Iraklio i Kretës në Ammoudara, një distancë shumë e largët. Por në vend që të paguhej taksisti për rrugën e bërë, duket se paratë i mori vajza e re.

Mediat greke raportojnë se 24-vjeçarja kur është futur në taksi ka parë që pranë shoferit ndodhej një çantë e vogël. Teksa ka zbritur dhe i ka paguar paratë për itinerarin që bëri, e reja ka marrë me vete edhe çantën e vogël të taksistit, e cila kishte brenda saj plot 800 euro.

Kur shoferi ka vënë re mungesën e çantës, është munduar që ta ndjekë të renë, por nuk ka arritur dot, Më pas i është drejtuar policisë dhe pasi u ka shfaqur foton e të resë, identifikimi dhe arrestimi ii saj nuk ishte fort i vështirë.

Duket se ideja e vajzës bullgare nuk ishte dhe aq “brilante”, ndërsa tani do të përballet me pasojat në shtetin helen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: