Dua Lipa feston ditëlindjen për një javë dhe fotot janë të nxehta. Këngëtarja ndodhet me pushime në Ibiza me miqtë dhe ka veshur veshje firmato dhe sensuale.

“Java e ditëlindjes”, ka shkruar Dua Lipa në rrjetin social të hënën, për të nënvizuar ngjarjen e ardhshme. Kështu dhe këngëtarja la të kuptohet qëllimin për të festuar për disa ditë dhe kështu u bë.
Dua ndodhet me pushime me një grup miqsh në Ibiza, ku nuk mungon argëtimi. Siç është bërë zakon, gjithçka është gjerësisht dokumentuar në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jemi në ishullin Balearik më të dashur nga yjet, në një vilë luksoze e rrethuar nga pyjet.
Pasi ka kaluar një pjesë të mirë të vitit në turne ose në ngjarjet më ekskluzive në mbarë botën, Dua Lipa ka shijuar një pushim të merituar. Joga jashtë, banjo dielli në lëndinë dhe zbavitje pafund.
Për të nisur javën e festës, Dua Lipa ka zgjedhur një veshje të bardhë nga Marc Jacobs. Sytjena shumë të vogla, fund xhins maxi dhe një palë sandale platformë. Këpucët aq të bukura dhe tërheqëse sa zemrat vërshojnë në rrjetet sociale.

“27 vitet më bëjnë të ndihem si në parajsë”, rrëfen ajo.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb