Spanja e cila çuditërisht u bë vendi i katërt në botë më I goditur nga koronavirusi dhe i dyti në Europë ka bërë thirrje për një Plan Marshall nga BE.

Kryeministri Pedro Sanchez ka qenë ai që e ka kërkuar këtë Plan Marshall duke theksuar se kjo është një krizë që po prek të gjithë Europën dhe duhet një plan i gjerë i përbashkët rikonstruktimi.

Sanchez do i kërkojë Kuvnedit zgjatjen e gjendjes alarmante dhe të paktën për 15 ditë teksa ekspertët thonë se Spanja është 1 javë larg Italisë.

Spanja në fakt numëron 28 mijë të prekur nga të cilat 1 mijë e 756 viktima nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb