Gazetari Artan Hoxha ka komentuar së fundmi arrestimet e djeshme në Elbasan, ku u vendos masa “arrest në shtëpi” për dy nën drejtuesit e Policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla por edhe u pezulluan nga detyra 6 efektivë të tjerë.

Veprimet e SPAK janë ndërmarrë si rezultat i hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, për të cilën Hoxha pretendon se ekziston një video, që e tregon qartë mungesën e reagimit nga policia por edhe se cila nga palët ka qëlluar e para me armë katër ditë para zgjedhjeve.

Hoxha thotë se një kamera sigurie e vendosur larg nga vendi i ngjarjes ka filmuar të gjjithë skenën.

“Kamera ka qenë larg, por cilësia e imazhit sipas tij është shumë e lartë dhe çdo gjë duket qartë”, tha Hoxha për AbcNeës teksa sqaroi se imazhet janë nën ruajtjen e SPAK që ka rindërtuar skenën e krimit.

Sa i përket efektivëve dhe nëndrejtorëve, Hoxha thotë se ata janë sot në procedim penal sepse janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Ndërkohë ai shtoi se i ka parë pamjet e filmuara dhe bën me dije se të parët që qëlluan ishin anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së.

“Policia ishte më e pakët në  numër, edhe se ata që ishin edhe se ata që erdhën. Këta që erdhën ishin të njohur në qytet, s’i prekte dot. Ata nuk patën kurajo të vepronin. Kurse opozita pati përgjegjësinë e zmadhimit të ngjarjeve. Shkoi në Elbasan SMV, atë mëngjes. Në Elbasan Arena një ditë më parë u bë një takim i madh, që krijoi përshtypjen se mazhoranca kishte epërsi të madhe në Elbasan. Opozita donte të tregonte forcën…Nuk shkuan kot, por ai u doli që s’kishte gjë. Nuk do t’i shpërndante në mëngjes paradite lekët”, rrëfeu Hoxha.

Artan Hoxha tregoi po ashtu se asnjë nga palët nuk ka bashkëpunuar me policinë. Sipas tij, dëshmitarët kanë frikë kurse të përfshirët kanë bërë një pakt “të vdekurit ikën, të shpëtojmë të gjallët.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb