Një kampion i veçantë! Kështu mund të përshkruhet Gersi, i cili ka bërë gjithçka për të ndjekur ëndrrën e tij. Ditën i punësuar në një biznes privat dhe pasdite, ushtrohet në pishinë në pasionin e tij për notin, që shpesh e ka shpallur kampion në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gersi thotë se veç notit ka shumë pasione, mes tyre, për të kënduar dhe kërcyer.
Ai ka një kërkesë për autoritetet, që të japin më shumë ndihmesë për personat me sindromën Dawn, ku edhe ai bën pjesë.
Gersi është shembulli më i mirë i personit që ndjek ëndrrat, pavarësisht kufizimeve dhe e shijon jetën dhe e do atë, përkundër sfidave që i serviren.
(BalkanWeb)