Komisini mjekësor i UEFA është duke punuar për protokollin e ri sanitar që do të mundësonte një Kampionat Europian të qetë dhe pa raste të Covid-19. Në këtë plan parashikohet vaksinimi I 600 futbollistëve (25 lojtarë për 24 skuadra) që do të grumbullohen nga kombëtaret për këtë turne. Po ashtu do të vaksinohen edhe të gjithë stafet teknikë dhe ata federalë.

96954
96954

Në këtë mënyrë, Euro 2020 do t’I shpëtonte plotësisht kurtheve të infektimeve. Kjo lëvizje e UEFA vjen pasi ndeshjet e marsit në eliminatoret e Botërorit 2022 treguan se rreziku është i madh dhe se protokollet e tanishme nuk mjaftojnë. Konfirmimi për këtë vjen nga rastet e shumta pozitive që u regjistruan në grumbullimet e përfaqësueseve në sfidat e marsit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb