TIRANE

Ingrit Gjoni ditën e sotme ndau një video të shkurtër në të cilën Coco Antonel, vajza e Inisit këndon duke zbuluar talentin e saj.
Ky fakt është i evidentueshëm dhe nuk i ka shpëtuar as syrit të ndjekësve.

“Je një yll talent i tezes ti”, ka shkruar Ingriti krah videos së publikuar në ‘Instagram’. Nuk dihet nëse e vogla një ditë do të ndjekë rrugën e muzikës, teatrit apo do të jetë një regjisore e suksesshme si mami i saj, megjithatë duket se hapat e parë të saj janë mjaft të sigurt.

Bukuroshja e vogël është e përfshirë që tani në akademi ku fëmijët përgatiten për talentet e tyre, ndaj me siguri shumë shpejt emri i saj do të dëgjohet kudo nga të gjithë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb