Sulmuesi i ekipit rus, Zenit Saint Petersburg, Givanildo Vieira de Sousa, i njohur si Hulk ka dhënë një spektakël të vërtetë gjatë ekzekutimit të një penalltie gjatë stërvitjeve.

Sulmuesi brazilian ka mashtruar portierin duke hedhur këpucën para se ta godasë topin. Portieri ka vrapuar pas këpucës…dhe Hulk më pas e ka çuar lehtësisht topin në rrjetë.

Kjo skenë ka krijuar një moment entuziasmi në fushë, ndërsa shokët e tij të skuadrës kanë vrapuar ta përqafojnë. E më pas Hulk nuk ka ngurruar të reklamojë atleten e tij. Shihni videon spektakolare!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: