TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar intervistën e profesorit grek Spiros Pavlidis dhënë për gazetaren e News24 dhe “BalkanWeb” Ira Londo ku flet për Shqipërinë dhe tërmetet.

“Një këshillë e vlefshme që duhet dëgjuar!”, shkruan Presidenti Meta duke iu referuar deklaratës së Pavlidis se bazuar në hartografi të merren masa.

Meta Fb
Meta Fb

Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut sot Pedagog nderi, shpjegon se shkencëtarët grekë, shqiptarë, italianë etj, kanë bërë studime sizmiologjike e gjologjike për Shqipërinë, që në vitet ’80, por edhe para se të fillonin punimet për ndërtimin e TAP. Ai nuk e di nëse autoritetet shqiptare i morën në dorë këto studime.

Ai shprehet skeptik për masat e Shqipërisë që siç thotë dyshon se bazohen te rregullorja e vitit 1959 e Greqisë, rregullore që ka ndryshuar mjaft deri në ditët e sotme. Profesor Pavlidis sugjeron se mënyra më e mirë është që masat antisizmike të bëhen ligje ashtu sic ka ndodhur në vendin e tij.

Kujtojmë se Presidenti Meta në muajin korrik në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, zëvendës kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, citonte sizmiologun grek Tselentis, i cili paralajmëronte një tërmet apokaliptik duke kërkuar informacion për paralajmërimin dhe për masat e mundshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb