Një 22 vjecar suedez është vënë në pranga, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Flamur Alex Beqiri në Britani, ngjarje e ndodhur në prag të Krishtlindjeve. Mediat britanike raportojnë se i riu suedez u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit ndërsa kthehej nga një udhëtim në Tajlandë, ndërsa po qëndron në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit për në Britani. Po sipas mediave, Anis Hemissi, është një ‘kikboksier’.

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e Krishtlindjes në Londër. Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij. Ky i fundit punonte si producent në Suedi, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”.

Ai dyshohej se ishte përfshirë shumë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi. Beqiri mendohet se ka qenë i lidhur me një bandë në Malmo e cila është përfshirë në konflikte me rivalët e njohur si Los Suecos, që do të thotë ‘Suedezët’, e cila është përfshirë në më shumë se dhjetë vrasje në Suedi dhe Spanjë. Në Suedi, Beqiri mori kërcënime me vdekje në Malmo para se të largohej për në Mbretërinë e Bashkuar rreth katër vjet më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb