TIRANE

Hailey Bieber ka folur për gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore në rrjetet sociale.

Ajo ndau me ndjekësit detaje nga sfida e fundit shëndetësore, së bashku me një imazh të postuar më 28 nëntor në Instagram Stories. Hailey shihet duke ngritur bluzën për të treguar barkun e saj dhe sqaroi se zona e fryrë “nuk ishte një fëmijë”.

“Kam një kist në vezore sa një mollë”, ka shkruar ajo në Instagram Stories. “Unë nuk kam endometriozë ose PCOS, por kam pasur kishte ovariane disa herë dhe nuk është kurrë argëtuese.

Hailey nuk dha informacione për natyrën e kistit të saj, por detajoi se si ndihet.

“Është e dhimbshme dhe më bën të ndihem e fryrë dhe të kem përzierje, ngërçe dhe të jem emocionale”, vazhdoi ajo. “Sidoqoftë… Unë jam e sigurt se shumë prej jush mund të kenë të njëjtën gjë dhe të më kuptojnë së tepërmi.

Hailey ka qenë e hapur për shqetësimet e mëparshme shëndetësore, duke treguar në fillim të këtij viti se u shtrua në spital. Në prill, ajo tregoi se kishte përjetuar një “mini goditje” që çoi në zbulimin e një sëmundjeje të zemrës. Pasi iu nënshtrua një procedure mjekësore për të mbyllur vrimën në zemrën e saj, Hailey tha se po shërohej.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb