Një kalë kalon lirshëm nëpër korridoret e supermarketit, raporton Today.it.

Kjo ngjarje e pabesueshme ndodhi në Ittiri, në provincën e Sassarit në Itali. Klientët e supermarketit Eurospin u gjendën përballë kafshës. Pas një xhiro të shkurtër, ai kaloi pranë banakut dhe doli.

Ndoshta kali është hutuar nga stuhia e papritur që po godiste zonën. Kërkimet për gjetjen e pronarit kanë zgjatur disa minuta. Kafsha kishte arritur të shpëtonte nga litari ku ishte lidhur sipas mediave lokale.

Kali iu afrua dyqanit, hyri nga hyrja me dyer automatike dhe eci nëpër korridoret e tregut mes rafteve, për habinë e të pranishmëve dhe doli nga arka, para se të largohej duke shfaqur habi tek klientët.

“Ai është mësuar me praninë e njeriut, prandaj ai mbeti kaq i butë, pavarësisht konfuzionit rreth tij”, thonë disa banorë.

Fotot dhe videoja e klientit të pazakontë bënë shpejt xhiron e internetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: