Po sikur Super League të dështojë ende pa nisur? Ky skenar i bujshëm vjen në faqet e prestigjozes “Times”, që minon siguritë e ideatorëve dhe themeluesëve kryesorë të turneut, që ka tronditur nga themelet futbollin europian. Duke qëndruar në atë që rsporton e përditëshmja angleze, një prej gjashtë klubeve të Premier League po mendon seriozisht të tërhiqet nga projekti.

Times
Times

Pa përmendur emrin, “Times” bën të ditur se prej ditësh së djeshme po zhvillohen bledhje të vazhdueshme për të vendosur hapat që do të merren më pas. Gazeta citon burime të saj të mirë informuara. Sipas tyre, drejtuesit e klubit janë të shqetësuar nga reagimet e ashpra që pasuan njoftimin për krijimin e Super League. Shqetësimi më i madh vjen pas kundërshtimeve të tifozëve që nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim. Në këtë mënyrë, sipas “Times” ky projekt mund të dështojë që në fillim.
(balkanwb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: