Prof. Edvin Prifti

Libertas, nje fjale qe vjen nga proto latinishtja, leupero, e huazuar kjo nga nje term me i hershem akoma nga gjuha proto- indoeuropiane, leudero – perkthehet (i takon popullit).

Qe nga ardhja e indoeuropianeve ne kete kontinent, mesa duket paradhesit tane prehistorike e kishin shume te qarte qe Liria i takon popullit, i takon njeriut! Po ne ne keto kohe moderne mendojme akoma keshtu, a i mesojme femijet tane me kete nocion kaq te “mocem”?!

Liria eshte nje “perbindesh” qe nuk ngopet me gjakun e martireve te shtypur dhe shtypesve te martirizuar dhe per ti mbijetuar koheve, ajo vazhdimisht ka nevoje te ushqehet me gjakun e tyre. E pra, nje komb te cilit “i dhurohet” liria dhe nuk derdh gjakun e martireve te vet, eshte nje komb qe nuk ka kurre liri dhe ceshte me e keqja nuk e shijon dot lirine. Nje komb i cili nuk lind martire te tille eshte nje komb qe nuk mund te ushqeje lirine e tij dhe rrjedhimisht nuk e meriton lirine. Nese nje komb mendon qe ndonjeri ia dhuron lirine atehere ai eshte skllaveruar perseri. Jo te gjithe kombet, popujt dhe njerezit e meritojne lirine apo vijne ne kete jete per te qene te lire. Liria nuk eshte vetem nje koncept i cili ngrihet mbi autoekzistencen e individit ne raport me pjesen rrethuese sociale dhe biologjike te tij, me teper liria eshte ndjenja e brendshme e baraspeshimit te autokracise ne varesi me kastat e tjera me te diskriminuara te shoqerise.

Demokracia nuk eshte sinonimi i lirise, me teper demokracia eshte sistemi me i mire qe ne njohim por aspak perfekt i cili na perafron me konceptin absolut por abstrakt te lirise. Liria eshte nje monumet qe njerezimi krijoi per te kundervene abstrakten brenda mendjes se tij ndaj pavertetesise dhe erresires. Liria ne vetvete eshte nje kremator i cdo filozofie apo ideje, eshte aq e forte dhe aq e desheruar per njerezimin sa cdo gje shuhet dhe shperbehet perpara saj.

Por sa e forte eshte ne perballjen me cdo ide tjeter aq e paqendrueshme eshte ajo dhe aq surealiste perfundon ne fund te dites per njeriun, aq sa e ben njeriun te lodhet me lirine. Aq e desheruar per njerezimin kthehet ne nje barre te rende sa njerezimi nuk di cte bej me me te dhe shpesh here e hedh matane duke krijuar iluzionin qe mund te beje dhe pa te, por shpejt rigien zbrazetine e shpirtit te tij dhe fillon perseri luften per te rigjetur edhe njehere Lirine.

Ne momentin kur nje komb e provon Lirine, ai eshte iluminuar dhe ndricuar perjetesisht nga ajo. Ne ato moment nje komb i tille kapet me thonj pas saj edhe pse duke e shtrenguar ate e gjakos te vetmen shenjteri qe ai disponon. Dhe ne momentin kur e leshon si nje dicka te provuar dhe te panevojshme atehere ai komb nuk meriton me ta rigjeje perseri. Dhe nese ai komb pret qe dikush tjeter tia dhuroje apo dikush tjeter ti ofrohet per tia dhuruar, atehere ai perseri kthehet ne purgatorin e iluzionit per te mos dale me prej tij. Liria fillon me dashurine, vazhdon me martirizimin e heronjve, vrasjen e shtypesve dhe ngandonjehere perfundon edhe me krime nga me te shemtuarat, mund te perfundoje edhe me falje dhe dashuri, por kurre ajo nuk mund te quhet liri nese perfundon me perulje ndaj shtypesit dhe lepirje duarsh pasi ne nje rast te tille eshte nje skllaveri perpetua.

E pra nje dite shtune qershori te vitit 2020 me vinin keto mendime kur kombi im shikonte se si mund te cbehet liria nga mosliria e tij. Nuk jam nga ata qe urrejne serbet, perkundrazi mendoj qe jane nje komb vital dhe i lire me vlera te jashtezakonshme historike, por kurresesi nuk mund te jene skllavopronaret e arberve te ndritshem te ketij gadishulli prehistorik. Mbase jam gabuar por mu krijua kjo pershtypje kur dikushi ne nje dite fundjave, ne menyren me qesharake, ne mes te pandemise gjeti kohen e munguar per tu marre me implementime taksash se kjo ishte kerkesa e ofruesve dhe ofertuesve te lirise se tyre. Liria ka shume armiq, eshte vete njeriu, por armiku me i madh i saj eshte iluzioni i lirise, i cili krijon nje matriks cerebral te pavertete ku qenia njerezore rrotullohet rreth vetes duke u kenaqur me permbushjen e nevojave te veta biologjike duke ia lene gjithe aspektin e saj social faktit te rreme se eshte e rrethuar nga Liria e dhuruar dhe mbase kurre nuk arrin te kuptoje qe e rrethon asgjeja!

E gjitha kjo me kujton aktin Manumissio vindicta ne Romen e lashte, kur pronari romak “i dhuronte” lirine skllavit ne prani te liktorit ne Republiken romake dhe ne fund te aktit skllavi duhet te thoshte me ze te larte “hunc hominem liberum volo”. Per fat te keq ai skllav, edhe pse nje ex jure quiritium (qytetar romak i ligjshem) asnjehere nuk u be kurre i lire! Perandorite nuk mund te mbijetojne pervec se duke aplikuar iluzionin e lirise dhe sikurse romaket dikur, ex jure Quiritium eshte me teper nje shpirt i blere se sa nje shpirt i lire!

Liria kjo enderr e ngrohte qe aq shume e desherojme por qe aq pak e njohim ne kete gadishull te civilizimit primordial!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb