Një kompani sigurimesh në Japoni shumë shpejt do të zëvendësojë punonjësit e saj me makineri. Rreth 30 punëtorë do të lihen pa punë, pasi do të shkëmbehen me sistem të inteligjencës artificiale që do të llogarisë pagesat për të siguruarit.

Firma e Sigurimeve Fukoku beson se kjo do të rrisë produktivitetin me 30% dhe sheh një kthim të investimeve të saj në më pak se 2 vjet. Firma tha se do të kursejë 140 mln jen në vit pas instalimit të sistemit robotik 200 mln jen këtë muaj. Dhe për mirëmbajtjen e tij do të duhet të harxhohen afro 15 mln jen në vit.

Në fund të muajit mars, pritet të bëhen shkurtime me rreth 30 punëtorë. Sistemi robotik, sipas firmës teknologjike, posedon teknologji që mund të mendojë si një human, dhe do të mund të analizojë dhe interpretojë të gjitha të dhënat, përfshi tekstin e pastrukturuar, imazhe, audio ose video.

Ky sistem do mund të lexojë dhjetëra mijëra certifikata mjekësore.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb