NGA MENTOR KIKIA

Ambasadori amerikan Donald Lu ishte sërish i ashpër sot me deklarimet e tij për lidhjen e politikës me krimin. Ai e krahasoi situatën aktuale në Shqipëri me Amerikën e kohës së Al Kapones, “një gangster që ia kishte hedhur drejtësisë falë lidhjeve të tij me politikën, drejtësinë dhe bashkinë”. Por Zoti Lu këtu ka një gabim të “vogël”. Shqipëria është një hap përpara Amerikës së viteve ’30 të shekullit të kaluar. Sepse Al Kapone ishte vetëm një gangster që paguante rrYshfete për ti shpetuar drejtesise, ndërsa në Shqipëri Al Kaponet janë në parlament, dhe bëjnë ligje edhe për drejtësinë. Ata votuan pak ditë më parë për reformën në drejtësi, apo e refuzuan ate nga frika. Ndaj kam frikë se lufta kundër krimit do të jetë më e vështirë se ajo e Amerikës kundër bandave të Kapones, dhe organizatave të tjera mafioze që e pasuan atë. Megjithatë ne duhet t’ju jemi mirënjohës zoti ambasador që ngrini zërin. Në mungesë të prokurorisë dhe gjykatës, jeni të paktën një gjykatës publik.

Ja një pjesë e deklaratës së Ambasadorit Lu ne nje konference per luften ndaj krimit:
“Ne Shqiperi ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike ndonëse kanë kryer krime. Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i arrestuar kohët e fundit, i cili prëj shumë vitesh është akuzuar për vrasje dhe trafik droge.
Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar ti largojnë nga politika dhe qeverisja. Ne SHBA e kemi hasur te njejtin problem në kohën e Al Kapones. Ai ja kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe bashkinë. Përpjekjet e suksesshme për të hequr vrasësit, trafikantët dhe përdhunuesit nga parlamenti dhe organet vendore do të kenë një efekt në uljen e mosndëshkueshmërisë për bosët e krimit. Ky është një paralajmërim për kriminelët që duan ti bashkohen politikës. Nuk mund ta bëjnë këtë, do të përfundojnë në burg. Kjo do të stabilizojë situatën problematike në vend, sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme. Ky është një angazhim që SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: