Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga shfaqja e virusit të rrezikshëm COVID-19, ende nuk ka një mjekim të duhur për këtë sëmundje që iu ka marrë jetën mijëra personave në botë.

Por në Itali janë duke u përdorur disa protokolle për të kuruar personat e prekur nga koronavirusi.

Disa pacientë kishin marrë plazmën e pacientëve të shëruar nga koronavirusi duke zhvilluar më pas antitrupat: kështu eksperimentimi i terapisë plazmatike hyri në Poliklinikën e Pavias, Protokolli ishte përgatitur nga shërbimi i Mjekësisë Imunologjike dhe Transfuzionit të San Matteos, në bashkëpunim me struktura të tjera si Ats e Mantovës.

Dy të parët që dhuruan ishin mjekët e Pieve Porto Morone (Pavia), burrë e grua, rastet e para të infektimit nga Covid-19 në provincën e Pavias.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb