TIRANË
Një lajm shumë të mirë për të gjithë vendin. Kështu e cilëson profesor Petrit Bara, dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin “Luarasi” hapjen e tre degëve të reja për Infermieri, Stomatologji dhe Farmaci. Bara ka treguar në rubrikën “Opinion” në News24 risitë që do të sjellin këto degë, në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për staf mjekësor.
Ai tha se për invermieri ka një kërkesë masive duke sugjeruar shtimin e departamenteve të tilla.
“Ne kemi kërkuar 4 departamente, Ministria e panë të arsyeshme për tre dhe mjekësia është me studim për të ardhmen, sepse për mjekë ka shumë nevojë, 50 mjekë prodhohen në vit nga publikët dhe lëvizja e tyre është më shumë se 250. Kështu që për studentë të Fakultetit të Mjekësisë mendoj që ka, por mendoj që qeveria në një moment të caktuar do ta gjykojë dhe këtë. Në qoftë se është bashkëpunimi me QSUT, mban dhe dy fakultete të tjera për një kontingjent studentësh sepse ato bëhen me fraksione është shumë i mirë si spital. Ka edhe spitale të tjera që mund të marrin përsipër këto zgjidhje, por për mjekë ka jashtëzakonisht nevojë. Edhe mjekët kanë nevojë për këtë shkollë, studentët edhe maturantët. Kështu që ajo është një degë e preferuar që ka. Por për infermieri është një kërkesë më masive. Ne kemi përjetuar gjithë pandeminë, u mor vesh që janë heronj mjekët sepse pati rënë pak vlera e mjekëve, profesorëve, gjithë titullarëve dhe infermierëve. Duhet që gjithë kjo vlerë që morën ky personel duhet ta ruajmë dhe ta shtojmë, ta fusim në shkollat tona këtë humanizëm që të bëjmë ndërtime, programe strategjike, platforma për shëndetësinë. Duhet të shtohen”, deklaroi Bara.
Sipas tij, kjo është shumë e nevojshme për shkak të mungesës së personelit.
“Jo vetëm për pandemitë që priten, por duke rënë pandemitë ne në sistemin shëndetësor, se unë në profesion jam kardiolog, kam drejtuar shërbimin e kardiologjisë, ra dhe vlera dhe vdekshmëria është rritur dhe në krahët e tjera sepse personeli ishte i angazhuar i gjithë me pandeminë dhe mbeti pas ndjekja e të sëmurëve kancerozë, kardiovaskularë, pati një lloj neglizhence dhe shtimi i numrit të vdekjeve gjatë pandemisë ka qenë dhe si rezultat i mosndjekjes dinamike dhe të rregullt të këtyre. Personeli ishte i pakët dhe kjo është një domosdoshmëri dhe unë i ftoj dhe biznesmenët e tjerë të fuqishëm që të mbështesin fakultetet dhe universitetet për hapjen e degëve të reja, për hapjen e programeve të reja brenda kritereve dhe të kontrollohen, por jo të mbyllen sepse ka nevojë vendi për specialistë të mirë, por ama me kritere, me stafe siç kemi zgjedhur ne, që të dinë studentët ku vijnë tek infermieria. Unë e kam drejtuar për 15 vjet si fakultet dhe e çuam në rang fakulteti. Fakultet nuk ka në asnjë vend të Europës infermierie.
Është një vlerë shumë e madhe që gjermanët, gjithë globi e pranon diplomën dhe fakultetin tonë që para pandemisë. Është i njohur dhe certifikuar ndërkombëtarisht”, tha ai.
Profesor Bara foli dhe për marrëveshje bashkëpunimi me universitetet e huaja.
“Kemi në projekt, profesor Ethemi para dy ditësh më tha që ka ardhur një grup nga Italia që kanë kërkuar një marrëveshje, një bashkëpunim të cilin do ta ndjekim në vazhdim. Ka marrëveshje të tjera Universiteti Luarasi, në fushat e veta. Ne do të bëjmë një plan strategjik tani. Me Arizonën ka një kontratë për bashkëpunim, për lidhjen në një projekt rajonal. Universiteti jonë në idenë time do jetë një qendër e projekteve mjekësore për të gjithë Europën, për ta shpërndarë. Një bashkëpunim me trojet, që unë kam një përvojë të gjatë me Kosovën, Tetovën se ka një bashkëpunim të ndërsjelltë. Do kemi bashkëpunim me Italinë në masë. Kemi pasur një fakultet infermierie atje me belgët dhe vinin një grup i belgëve këtu dhe trajnimi i specialistëve të infermierisë dhe fizioterapisë bëhej atje.
Në këtë etapë siç i çuam 30 të specializuar të fizioterapisë mbetën atje. Pra, të gjitha fushat dhe programet ne do vijmë duke i zgjeruar. Të jenë dhe specialistë të fushës së shpejtë dhe të përgatitur. Kush do vazhdon masterin e të gjitha. Të tjerët e kanë të hapur derën për të vazhduar dhe gradat dhe titujt. Se sot s’ke pedagogë.
Në farmaci nuk ke dy pedagogë me tituj shkencorë. Programi i kërkimit shkencor dhe një departament i kërkimit shkencor duhet të jetë i domosdoshëm pranë universiteteve. Një për projektet, një për bashkëpunimin universitar me vendet e Europës, të Italisë, të Gjermanisë, të gjitha sepse bëjnë zhvillimin dhe duhet bërë me vajte e ardhje të ndërsjellta. Duhet të bëjmë një program specifik siç e ka pasur fakulteti i shkencave mjekësore në Universitetin e Tiranës. Ne do ta çojmë përpara këtë punë. Do jemi nderi i Luarasit, do t’i shtojmë një pllakë nderit të Luarasit si fakultet i mjekësisë”, deklaroi ai.
Sa i përket këtyre tre degëve të reja, ai iu bëri thirrje studentëve maturanë që të zgjedhin Luarasin, pasi do të gjejnë një staf të kualifikuar, nga më të mirët, ambiente të mira dhe për më tepër ka mundësi transferimi paralele.
“Mendoj që duhet të hapen dhe programe të tjera sepse është një universitet që i kushton vëmendje. Kam pasur qindra telefonata për t’u regjistruar, pavarësisht se jemi në fillim në këto degët tona, të cilat i preferojnë dhe prej Universitetit Luarasi sepse duhet dhe stafi t’i përgjigjet nivelit të këtij universiteti dhe në stomatologji dhe në farmaci, kemi pasur mjaft kërkesa. Prandaj iu bëjmë thirrje studentëve maturantë që duan të ndjekin degët e mjekësisë që janë hapur të reja dhe të tjerat, do gjejnë një ambient të mirë, staf të mirë dhe ka mundësi lëvizje paralele, kur ndonjëri ndërron mend në vitet e para. Është një avantazh. Siç është Karta e Bolonjës, brenda Luarasit, brenda vitit të parë dhe të dytë mund të bëhen transferime sepse janë programe të njëjta. Ne do bëjmë një bashkëpunim kryesisht me universitetet publike të Tiranës që i kemi bërë me kontratë dhe ne hyjmë me një staf të përgatitur me tituj shkencorë, me të gjitha. Kjo është një vlerë e shtuar. Hyjmë me një program të qartë, me një staf shumë të mirë, me ambiente shumë të mira. Ne do vijmë duke përmirësuar cilësinë dhe duke parë mangësitë. Jemi të gatshëm për t’i pritur me të gjitha kriteret”, u shpreh ai.
Lidhur me ofertën financiare të “Luarasit”, Bara tha se janë joshëse dhe janë mbajtur tarifat më të ulëta se gjithë të tjerët.
“Tarifat janë shumë të mira për universitetet. Janë të shpallura. Kemi kërkuar dhe kemi mbajtur tarifat më të ulëta se gjithë të tjerët. Infermieria është 1700 euro, farmacia 3500, stomatologjia 4000. Janë oferta shumë joshëse, njerëzit po na marrin nga rrethet kur mbyllen dhe ne po shpresojmë ta shtyjmë dhe dy javë që të regjistrohen. Ka mundësi pagese me këste. Do ketë programe për bursa, kush është me mesatare të lartë, kush punon, kush aktivizohet në aktivitete shkencore.
Hyjmë në nivelin europian menjëherë, bashkë me stafin. Kam stafin shumë të shkëlqyer që do shfaqet pas një jave, nga më të mirët në universitetet e vendit tonë. Do të bëjmë dhe me ata një takim, për angazhimet për secilin departament”, deklaroi profesori.
Ai tha më tej se “Luarasi” të jep sigurinë e pedagogjisë dhe të mësimdhënies. “Luarasi ka një korrektësi maksimale në vlerësimin e studentëve, falë dhe udhëheqësit profesor Ethem Ruka. Studentët bëjmë mësim, nuk ka çrregullime mësimi, nuk ka çrregullime niveli mësimdhënie. Nuk ka kompromis për notën, atje studentët mësojnë. Është një garanci që ua jap të gjithë studentëve. Kush do të mësojë, e ka derën e hapur tek Luarasi, do të dalë specialist i një rangu të parë, me një diplomë të njohur ndërkombëtarisht dhe në vendin tonë.
Ne do fillojmë të punojmë që të jemi të akredituar deri në përfundim të vitit të tretë që kemi afatin në një nivel me Luarasin për 6 vjet. Diplomë e konvertueshme, do ketë aktivitetin shkencor. Studentët do jenë në praktika ku marrin bursa për praktika. Do ngremë një bord me padagogët pjesëmarrës për aktivitetin shkencor, të aplikojnë për bursa për të ardhur, për të vajtur, gjë që Luarasin e bën me disa shtete në disa fusha. Ne kemi nivelin tonë që do e praktikojmë, sidomos me Erasmus.
Pjesa e praktikës është e zgjidhur për vitet e fundit të infermierisë sepse shkojnë tek spitali, është kontrata e bërë, në nivelin bashkëkohor. Laboratorët janë krijuar. Ne jemi të gatshëm për të mirëpritur studentët dhe t’i bëjmë specialistë të rangut të parë.
Është një opsion i ri, i zgjedhur, i sigurt, me programe, me pedagogë, me studime jashtë. Një lajm shumë i mirë për gjithë vendin”, u shpreh dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Luarasi.