Ligji, siç e dimë, duhet respektuar dhe ai nuk e pranon faktin që ti të mos e njohosh.

Kështu, policia daneze veproi sipas ligjit duke gjobitur pronarin e një ”Lamborghini Huracán” që ecte me 237 km/h në një autostradë ku shpejtësia e kufizuar ishte 130 km/h.

Për habinë e madhe të pronarit (iranian, por me banim në Norvegji) policia daneze zbatoi një rregull në fuqi që nga 31 marsi i kaluar dhe konfiskoi supermakinën që do të dalë në ankand në favor të Thesarit danez.

Sipas gazetës lokale ”Nordjyske”, burri kishte blerë ”Huracán” disa orë më parë në Gjermani për një shifër prej rreth 260 000 euro dhe po kthehej në shtëpi në Norvegji.

Legjislacioni zbatohet për të gjitha automjetet e përshtatshme për qarkullim, qofshin ato vetura, furgona apo kamionë dhe pavarësisht nëse shoferi është në posedim të automjetit ose jo.

Fatkeqësisht, ndër sjelljet e konsideruara ”të pamatura” nga ligji, përveç ngasjes nën ndikimin e alkoolit, ekziston edhe tejkalimi i 200 km/h.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: