Kryeministri rus, Dmitry Medvedev nënshkroi dekretin që urdhëronte themelimin e një Bregu të Artë në Jaltë, në Krime, në një destinacion të njohur turistik.

Kjo është një zonë e gjerë mbi 146 mijë metra katrorë, ku do të legalizohen lojërat e fatit.

”Las Vegasi” në Detin e Zi do të vendoset në zonën Kaciveli, jashtë kufijve të qytetit, siç përcaktohet me ligjin federal.

Presidenti Vladimir Putin kishte nënshkruar ligjin mbi krijimin e zonave të lojërave të fatit në Krime dhe Soçi në korrik të vitit 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: