Duket fantashkencë, por është e vërtetë. Në Francë ka marrë jetë hipoteza se shumë shpejt Zhan Mishel Ola, presidenti historik i Olimpik Lionit do të “hapë krahun” për t’i lënë drejtimin e klubit një nga legjendave të basketbollit francez dhe NBA-së.

Toni Parker, ish-playmakeri i San Antonio Spursave dhe fitues katër herë i NBA-së, duket se shumë shpejt do të futet në këshillin e administrimit të klubit lionez, ndërsa “Lequipe” hamendëson se në të ardhmen mund të jetë dhe presidenti i klubit shtatë herë kampion të Francës. Parker aktualisht president i ASVEL Basket, skuadër që militon në kampionatin elitë të basketollit në Francë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: