TIRANE- Një fjalim krejt ndryshe ky i publicistit Besnik Mustafaji kushtuar figurës së Azem Hajdarit, në 20 vjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë.

Në një letër ‘imagjinare’ Mustafaji i rrëfeu Azemit se disa gjëra nuk shkojnë siç duhet në vendin tonë, në Shqipërinë që Hajdari e deshi aq shumë që të bëhej si Europa. Teksa i numëron një nga një problemet që nuk shkojnë në vend, Mustafaji ndalet edhe tek PD, ndërsa shton se kjo parti nuk është aty ku e donte Azemi.

“Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra e tij për gjithë Shqipërinë si Europa ka ngecur. Krimi i organizuar figuron si federatë kartelesh. Krimi i organizuar ka kapur shtetin. Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi, një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991. Sot do t’i thosha Azemit se pasoi një vit i stuhishëm në 91. Kësaj here dëshpërimi duket shumë i thellë. Shqiptarët e kanë humbur shpresën në Atdheun e tyre dhe duan të ikin jashtë. PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi. Ka shumë të rinj në moshën e Azemit, që i besojnë atij dhe frymëzohen nga ai”, tha Mustafaji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb