TIRAEN

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare e cila ka një karrierë të suksesshme në SHBA. Bukuroshja shqiptare ishte personazhi i radhës në “After Party-n” e “Shiko kush luan”.

Modelja nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve në lidhje me jetën e saj private. Kur ju desh të zgjidhte nëse është single apo në një lidhje, ajo nuk preferoi të përgjigjej, duke i bërë të gjithë akoma më shumë kuriozë.

Nga ana tjetër kur u pyet nëse do të donte një lidhje të re apo biznes të ri, ajo zgjodhi këtë të fundit. Por kur u pyet nëse do preferonte një lidhje të fshehtë, apo ta dinë të gjithë, modelja u përgjigj: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”. Përgjigja e saj lë të kuptohet se kur të ketë diçka të duhur në jetën e saj, duket se Adrola do ta thotë hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: