ITALI

Ndarja e Belen Rodirguez dhe Stefano De Martino-s pak muaj pas ribashkimit të bujshëm është një nga temat më të përfolura në mediat rozë italiane. Këto të fundit flasin për një lidhje dashurie mes Stefano De Martino dhe moderatores Alessia Marcuzzi.

KJo ka qenë dhe arsyeja pse balerini i njohur Italian dhe Belen i dhanë sërish fund lidhjes. Lajmi bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale dhe filloi të aludohej aq shumë, saqë De Martino reagoi në Instagram, duke i quajtur të gjitha si “lajme të rreme”.

Balerini qartësoi se nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë çështje dhe se ai ishte mik i ngushtë, si i Alessia Marcuzzi-t, ashtu edhe i bashkëshortit të saj, Paolo Calabresi-t.

Po mediat në Itali insistojnë duke thënë se Belen i ka zbuluar tradhtitë e përsëritura të burrit të saj përmes iPad-it të tij të lidhur me telefonin e saj celular.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb