Barcelona hoqi dorë nga Erling Haaland, një investim gjigand, të cilin nuk mund ta përballojnë dot në aspektin financiarë, për më tepër që 100 mln euro duhen vetëm për komisione. Në këto kushte, drejtuesit e klubit blaugrana, edhe me bekimin e trajnerit Xavi, kanë shtuar së fundmi përpjekjet për ti rrëmbyer Bayern Munich, Robert Lewandowski.

2020 10 25 Lewandowski 1e8irghh74pa91osk3zaay4b70
2020 10 25 Lewandowski 1e8irghh74pa91osk3zaay4b70

“Sport” shkruan se palët janë shumë pranë gjetjes së një akordi. Polaku ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në “Camp Nou”, mbetet vetëm që Barcelona të gjej akordin me Bayern. Lewndowskit i përfundon kontrata në 2023, në këto kushte janë të detyruar të pranojnë skonto për kartonin e tij, për të mos rrezikuar që pas një viti ta humbasin falas. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, Barcelona është e gatshme të investojë për Levën 50-60 milionë euro.

Liverpool Fc V Fc Porto: Group B Uefa Champions League
Liverpool Fc V Fc Porto: Group B Uefa Champions League

Një pistë e hapur mbetet edhe ajo e Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian është në të njëjtën situatë si Lewandowski, i përfundon kontrata në 2023 dhe palët, lojtari dhe Liverpool, për momentin duken larg një akordi për rinovimin e kontratës. Në çdo rast, Salah gjithashtu është një investim me më shumë kosto se sa Lewnadowski.

Dybala
Dybala

Në Spanjë së fundmi ka qarkulluar edhe emri i Dybala, menjëherë sapo u mësua se argjentinasi nuk do të rinovojë me Juven. Pavarësisht se lojtari mund të transferohej falas në “Camp Nou”, Xavi është kundër një investimi të tillë pasi Dybala në sytë e tij është i mbivlerësuar dhe jo i përshtatshëm për skemat që ai aplikon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb