Quhet ‘Little Island’ (Ishulli i vogël), parku i ri publik që do të inaugurohet në New York në Pranverë të 2021.
Ky park do të lind përgjatë ujërave të lumit Hudson, në zonën e Chelsea.

Idea për këtë projekt është e miliarderit Barry Diller dhe e bashkëshortes Diane von Furstenberg, që për ta realizuar kanë investuar 250 milion dollarë.
Objektivi sipas deklaratave të çiftit është të ndërtojnë një oaz të vogël të gjelbërt ku turistët dhe newyorkezët të harrojnë stresin e qytetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb