Një lojë celulari e zhvilluar nga 3 programues turq është shkarkuar nga 20 milionë përdorues për tre muaj.

Programuesit vitin e kaluar u mblodhën në provincën e Samsunit të Detit të Zi dhe themeluan kompaninë “Lebleby Games” në Samsun Teknopark.

Ata zhvilluan lojën Gear Race 3D të garave me makina e cila ka tërhequr vëmendje të madhe nga Turqia dhe vendet e tjera.

Ercan Karabulut, themeluesi dhe menaxheri i projektit i Lebleby Games, tha se ata zhvilluan lojëra celulare me punën e tyre të kërkimit dhe zhvillimit (R&D).

Duke nënvizuar se mund të prodhojnë lojëra me qendër që ka lojtarin dhe lojëra të orientuara drejt përvojës falë të dhënave, Karabulut tha se “Ne analizojmë situatën dhe sjelljen e lojtarëve dhe u ofrojmë atyre përmbajtje më të mirë”.

“Veçanërisht e shijuam këtë proces duke marrë pjesë në mënyrë aktive në konferenca, panele dhe evente lojërash jashtë vendit dhe patëm mundësinë të ndiqnim nga afër risitë”, tha ai, duke shtuar se ata kanë zhvilluar gjithsej 12 lojëra deri më tani.

Duke theksuar se industria e lojërave celulare është shumë konkurruese, ai tha se ata kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun amerikan.

Teksa zhvillimi i Gear Race 3D po vazhdon, ata po ashtu punojnë në prodhimin e lojërave të reja, tha ai.

Duke theksuar se industria globale e lojërave vlen 136 miliardë dollarë, ai tha se industria vazhdon të rritet në Turqi.

“Loja jonë na ka bërë krenar pasi pretendoi vendin e parë në kategorinë e garave në 164 vende, veçanërisht në SHBA, Kinë, Britani dhe Francë”, tha Talha Ekren, një nga themeluesit.

“Ne kemi arritur gjithsej 20 milionë përdorues, pasi ka qenë në krye të listës për muaj të tërë”, tha ai duke shtuar se ekziston një kërkesë e konsiderueshme nga Turqia.

Emre Karabulut, një tjetër themelues, këshilloi sipërmarrësit e rinj të mos kenë frikë nga dështimi.

“Ekosistemi po rritet me shpejtësi në Turqi. Ka shembuj shumë të mirë para nesh. Besoj se ata mund të arrijnë sukses në një afat të shkurtër”, shtoi ai.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb