Me Luis Suarez që ka bërë gati valixhet me destinacion Torinon, Barcelona ka kthyer vështrimin nga Memphis Depay, është ai objektivi kryesorë për sulmin, i preferuari i trajnerit Ronald Koeman. Pasi zgjidhen çështjen Messi, Barça ka nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi blaugrana ka hequr dorë përfundimisht nga pista Lautaro Martinez pasi dëshira e teknikun holandez është Depay, një lojtarë të cilin Koeman e njeh shumë mirë pasi e ka patur në dispozicion gjatë kohës kur drejtonte përfaqësuesen holandeze.

Mundo
Mundo

Përpara se të arrijnë tek sulmuesi i Lion, Barcelona është e detyruar të shes, i pari në listën në dalje është pikërisht Luis Suarez. Klubi francez e vlerëson kartonin e Depay me 30 milion euro por Barcelona kërkon të ul kostot e këtij transferimi duke përfshirë në tratativa Samuel Umtiti. Qendërmbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe sigurisht as ai nuk do të ishte kundër një rikthimi te ekipi ku u formua si lojtarë. Depay është në skadencë të kontratës dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë, aq më tepër tani që e kërkon Barcelona, fakt të cilin vetë lojtari e pranoi në një intervistë për mediat holandeze: “Di që ka një interes nga ana e Barcelonës por vetëm kaq, nuk di më shumë. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh shkurtimisht Depay.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: