Me Luis Suarez që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Koeman, Barcelona është vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues. Emrat që qarkullojnë janë nga më të bujshmit, fillimisht u fol për një interesim për sulmuesin e Liverpool, Momo Salah ndërsa së fundmi në skenë del sërish emri i Memphis Depay.

Telegraaf
Telegraaf

Sipas të përditshmes holandeze “Telegraaf”, drejtuesit e klubit blaugrana kanë gjetur akordin me sulmuesin e Lyon. Në tavolinë janë vendosur 25 milion euro kesh plus 5 të tjera në formë bonuesh. Gjithnjë sipas “Telegraaf”, sulmuesi holandez do të zbarkoj në Barcelonë në fund të kësaj jave për tu prezantuar si blerja më e re e klubit katalunjas. Memphis do të luaj përkrahë Leo Messit, ky ishte titulli i të përditshmes Telegraaf që e bën fakt të kryer akordin me Lyon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: