Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar ndarjen nga jeta të oficerit të policisë së Ferizajt Bedri Rexhaj.

Haradinaj shprehet se oficeri Bedri Rexhaj ishte një luftëtar trim, që i shërbeu kurdoherë atdheut me nder e dinjitet.

  • foto galeri

Postimi i Ramush Haradinaj:

Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!

RH

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb