Një investim i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare bën që Shkodra të jetë qyteti i parë në Shqipëri ku eksperimentohet me prodhimin e energjisë përmes panelit diellor.

Një “Smart Flower Solar” ose “një lule e mençur diellore” është vendosur në qendër të qytetit, e cila prodhon energji përmes diellit dhe e përçon për ndriçimin e kujdesit për klientin në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime.

KESH synon një politike të orientuar drejt energjisë së pastër që sigurohet me anë të rrezeve diellore përmes teknologjisë.
Ky nuk do të jetë i vetmi projekt, por të tjera parashikohen të zbatohen në qytetin e Shkodrës nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb