Robert Lewandowski ishte simboli i Bayern Munich një vit më parë ku gjigandët gjerman pushtuan botën e futbollit duke fituar gjithçka që ishte në tavolinë, 6 trofe nga 6. Për fat të keq të sulmuesit polak “France Futboll” vendosi të mos akordojë atë edicion “Topin e Artë” duke i hequr në këtë mënyrë të drejtën të fitonte për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në rang individual. Lewandowski jo vetëm që nuk u dorëzua por ruajti të njëjtin ritëm edhe këtë edicion duke konfirmuar se është sulmuesi më i mirë në qarkullim. 46 gola ka shënuar Lewandowski deri më tani, 39 gola në Bundesligë, duke lënë pas të gjithë emrat më të rëndësishëm të futbollit, Ronaldo, Messi, Mbappe, Haaland etj.

Levandoski
Levandoski

“Këpuca e Artë” në Europë tashmë është pronë e tij. Pavarësisht se Bayern u eliminua nga Champions Leasgue, vështirë të gjesh në qarkullim një lojtarë që ka bërë më mirë se Leva. Për herë të parë pas kaq shumë vitesh u përfol se polaku mund të largohej nga Bayern Munich por ka qenë vetë sulmuesi që i ka dhënë fund një thashethemi të tillë: “Kam një kontratë me Bayern Munich dhe ndihem shumë mirë këtu. Me Nagelsamann do të hapim një kapitull të ri”, u shpreh Lewndowski për “TuttoSport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb