Kryeministri Edi Rama në kuadër të hapjes së dialogut me Universitetin e mirënjohur austriak BOKU në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, është takuar edhe me ministren e Bujqësisë dhe Turizmit të Austrisë, Elisabeth Koestinger.

Rama shkruan se gjatë takimit është diskutuar edhe mbi bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit rural e turistik ndërkohë që ministrja Koestinger ka shprehur kënaqësinë për praninë e kryeministrit.

“|Shqipëria dhe Austria kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe është një kënaqësi t’ju kem  këtu”- u shpreh ministrja.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb