Një protestues pro-rus u pa i veshur me një bluzë me simbolin e diskutueshëm “Z” në Australian Open.

Burri u pa në tribunat në Melbourne Park gjatë fitores çerekfinale të Novak Djokovic ndaj Andrey Rublev.

Kjo ndodhi pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregonte një fans në shkallët e Rod Laver Arena duke mbajtur lart një flamur rus me imazhin e Presidentit Vladimir Putin mbi të.

Organizatorët e turneut Tennis Australia kanë thënë se katër mbështetës në Australian Open me “flamuj dhe simbole të papërshtatshme” tani po merren në pyetje nga Policia e Victoria.

“Katër persona në turmën që po dilnin nga stadiumi zbuluan flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan rojet e sigurisë. Policia e Victoria ndërhyri dhe po vazhdon t’i marrë në pyetje,” tha Tennis Australia në një deklaratë.

“Rehatia dhe siguria e të gjithëve është prioriteti ynë dhe ne punojmë ngushtë me sigurinë dhe autoritetet.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: