Një milion dollarë për çdo episod për yjet e serialit të ri “Sex and the City”.

Pas shpalljes së vazhdimit të shumë pritur, “Variety” zbulon ekskluzivisht tarifat për Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis. Dhjetë milion secili për po aq episode, pra nga një milion secili.

Shumë apo pak? Për ”Biblën” e argëtimit nuk ka asnjë çudi: shpërblimi i tre grave, të cilat së bashku me Michael Patrick King janë gjithashtu producentë ekzekutivë të serialit, do të ishin në përputhje me fitimet për rolet e tyre përkatëse në platformat streaming siç është Netflix.

Xhirimet duhet të fillojnë në pranverë në Nju Jork.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: