Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka njoftuar se një milion njerëz po përballen me probleme serioze me ujin dhe ushqimin për shkak të thatësirës në rajonin Puntland të Somalisë.

Nga OCHA thuhet se thatësira për shkak të ndryshimeve klimatike në rajonin somalez Puntland ka ndikuar negativisht në jetën e banorëve dhe theksohet se një milion njerëz përballen me probleme kur bëhet fjalë për aksesin në ujë dhe ushqim.

Me tej theksohet se problemet me ujin dhe ushqimin janë më të pranishme në rajonet Sool, Golis, Bari dhe Nugaal, ndërsa u theksua se gjendja për banorët e rajonit do të përkeqësohet për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Në Somali, qeveria bëri thirrje për ndihmë globale vitin e kaluar për shkak të efekteve vdekjeprurëse të thatësirës së vendit. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Vitin e ardhshëm, 7,7 milionë somalezë mund të kenë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të thatësirës. Për shkak të thatësirës dhe krizës ushqimore në vitin 2011 në Somali vdiqën rreth 260.000 njerëz.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb