Një mjek, një punëtor teknik dhe 6 infermierë të spitalit të Prizrenit kanë rezultuar pozitivë në Covid 19 në testet e bëra nga IKSHPK.

Drejtori për Shëndetësi në komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se nga 9 rastet e mbrëmshme të konfirmuara 8 prej tyre janë staf shëndetësor të repartit të Dializës.

Shehu ka thënë se IKSHP menjëherë ka nisur gjurmimin e rasteve dhe ka marr 53 mostra, 21 prej tyre janë të pacientëve dhe pjesa tjetër staf shëndetësor për të hulumtuar rastet e kontakteve.

Ai ka thënë se nuk dihet burimi I infeksionit dhe kjo mbetet të hulumtohet nga IKSHPK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: