Një monedhë e rrallë 90-vjeçare në Australi është shitur për rreth 38 200 dollarë në një ankand. Monedha e vitit 1930 u shit në një ankand kombëtar në internet mbrëmë për 59 415 dollarë australianë (38 207 dollarë amerikanë).

”Blerësi nga Australia perëndimore synon t’ua kalojë monedhën nipërve të tij”, raportoi ABC News.

Sipas raportimit, monedha e rrallë përmban një diamant të pjesshëm me gjashtë perla në kurorën e mbretit George V. “Këto monedha hynë në qarkullim menjëherë pas krizës së tregjeve të aksioneve në vitin 1929 dhe ajo që është e veçantë në lidhje me to, është se ato nuk ishin paraparë kurrë që të hynin në qarkullim”, tha Amanda Benson, kreu i sektorit të arteve të bukura dhe luksit në ”Lloyds Auctioneers” and ”Valuers”.

Kohët e fundit, vlera e dy monedhave të tjera të lëshuara në 60-vjetorin e kurorëzimit të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, arriti në 300 dollarë australianë, ndërsa çmimi i tyre në vitin 2012 ishte vetëm 2 dollarë australianë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb