Një monedhë speciale me vlerë pesë stërlina (6,70 dollarë) do të lëshohet në BM përpara ditëlindjes së 95-të të Mbretëreshës Elizabeth II, njoftoi sot Thesari Mbretëror.

“Zemra ime dhe përkushtimi im” është slogani që do të gdhendet në monedhë dhe i referohet një premtimi që mbretëresha ua bëri subjekteve të saj gjatë mesazhit të saj të parë televiziv të Ditës së Krishtlindjes në vitet 1950.

Monedhat pesë stërlina nuk janë në përdorim të përditshëm dhe tradicionalisht lëshohen vetëm për raste shumë të veçanta.

Mbretëresha, ditëlindja e së cilës është më 21 prill, paraqitet në monedhat dhe kartmonedhat normale të valutës britanike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: