Modelja e OnlyFans ka vendosur të shpërblejë fansat e Brazilit në Kupën e Botës, sa herë që të shënohet një gol.

24 vjeçarja, Daiane Tomazoni, i’u bashkua OnlyFans para pandemisë Covid-19 dhe pohon se tani fiton më tepër sesa në çdo punë tjetër.

Në një intervistë për “Neësflash”, Daiane u shpreh se: “Unë aktualisht punoj ekskluzivisht duke prodhuar përmbajtje mbi 18+. Përveç OnlyFans, unë punoj me platforma të tjera në të njëjtën industri. Unë punoja në departamentin e burimeve njerëzore të një kompanie dhe u pushova nga puna për çështje gjyqësore, ndaj gjatë periudhës së pandemisë me sugjerimin e disa miqve vendosa të punoj për këtë rrejt. Vendosa të fokusohem 100% në shitjet e përmbajtjes dhe funksionoi”.

Po ashtu ajo u shpreh se premton që për çdo gol të bërë nga lojtarët e Brazilit, ajo do dhurojë një foto nudo për të synuar nxitjen e tyre.

Duke komentuar paraqitjen e deritanishme të Brazilit në Kupën e Botës, Daiane tha: “Skuadra jonë shkëlqeu në fushë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: